Gërvalla e quan “gënjeshtar” Halitin, pasi tha se “Rugova kërkoi azil në Gjermani”

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka quajtur deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, "një gënjeshtar të madh" pas deklaratave të tij se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili, ka thënë se ish-presidenti, Ibrhaim Rugova, kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës.

Gërvalla e ka quajtur, njërin ndër nga figurat kyçe të LKP-së si “gënjeshtar të madh”.

“Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh!”, ka shkruar gërvalla në Facebook.

Në një intervistë për “Debat Plus”, Haliti tregoi se Rugova pasi iu kërkesa për azil iu refuzua, ishte detyruar të kthehej në Itali, ku qëndroi për një periudhë kohore.

“Rugova, kur shkoi nga Beogradi në Itali dhe në Gjermani, kërkoi azil politik, por nga Gjermania nuk ia dha azil politik. U kthye në Itali dhe qëndroi atje. Unë personalisht, së bashku me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, kemi dërguar njerëz te Rugova në Itali dhe e kemi lutur që të vijë në Shqipëri, të mos qëndrojë atje”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika