Gërvalla ftohet në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, lobon për njohjen e shtetit të Kosovës
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë. Sipas komunikatë së Ministrisë së Punëve të jashtme ajo atje është me e ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ndërsa “temë qendrore është “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik […]
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë.
Sipas komunikatë së Ministrisë së Punëve të jashtme ajo atje është me e ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ndërsa “temë qendrore është “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.
“Republika e Kosovës është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj Organizate që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Sipas MPJD-së, ministrja Gërvalla po shfrytëzon konference dyditore si mundësi për tu takuar shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
“Në margjinat e kësaj konference dyditore, Ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën MPJD-së .















