Gërvalla i del në krah Pecit: Inskenim i gërditshëm dhe hakmarrje ndaj luftës së Fatonit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale që përfshiu intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në kuadër të hetimeve për kontratën e dyshimtë 60-milionëshe për përpunimin e mbetjeve shtazore. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi aksionin si një “inskenim […]
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale që përfshiu intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në kuadër të hetimeve për kontratën e dyshimtë 60-milionëshe për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi aksionin si një “inskenim të gërditshëm”, të udhëhequr nga Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj.
Sipas saj, ky veprim është një “hakmarrje e shëmtuar” ndaj angazhimit të Pecit në luftën kundër korrupsionit.
“Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati.
Hakmarrje e shëmtuar ndaj betejës së suksesshme të Fatonit kundër korrupsionit dhe guximit të tij për t’u ballafaquar me secilën shkelje të ligjit, pa marrë parasysh se sa të rrezikshëm janë shkelësit dhe sa shumë shokë e ortakë kanë në Prokurorinë Speciale.
Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë.
Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.















