Gërvalla i del në mbrojtje presidentes Osmani, edhe ajo sulmon mediat
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Donika Gërvalla, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëpartiakes së saj, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka sulmuar mediat në lidhje me lajmin për vrasjen në Bibaj të Ferizajt ku viktima është agja i bashkëshortit të presidentes. Ministrja Gërvalla me anë të një postimi në Facebook, ka thënë […]
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Donika Gërvalla, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëpartiakes së saj, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka sulmuar mediat në lidhje me lajmin për vrasjen në Bibaj të Ferizajt ku viktima është agja i bashkëshortit të presidentes.
Ministrja Gërvalla me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se “Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah presidentja e Republikës së Kosovës”.
“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjendi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Sipas Gërvalles kjo është “fushatë” kundër institucioneve të vendit.
“Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, ka shkruar ajo.
Reagimi i Gërvallës në mbështetje të presidentes Osmani duket se vije pas një polarizimi mes tyre e të shfaqur në publik përmes titujve të këngëve të Dafina Zeqirit.















