Gërvalla kërkon nga BE të ketë qëndrim më të qartë ndaj sulmit terrorist në Banjskë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga BE-ja, të kenë qëndrim më të qartë sa i përket sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit

Me ftesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla theksoi nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës.

Në prag të këtij takimi, ministrja Gërvalla po ashtu takoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Në këtë takim, ministrja Gërvalla theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe ndihmë konkrete për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja Gërvalla paraprakisht pati takim edhe me ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Letonisë, me ç ‘rast diskutuan situatën e sigurisë, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale në mes vendeve tona.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika