Gërvalla: Kosova do ta mbrojë integritetin territorial të saj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim ambasadoren jo rezidente të Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e falënderoi për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim ambasadoren jorezidente të Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e falënderoi për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Ministrja Gërvalla njoftoi ambasadoren Kuzma për arritjet dhe reformat e shumta në vendin tonë si në demokraci, sundim të ligjit, të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe fusha të tjera, teksa e informoi për kërcënimet e vazhdueshme dhe agresionin e Serbisë kundër Kosovës që kulmoi me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj dhe njëkohësisht së bashku me vendet aleate, partnere dhe mike angazhohet për ruajtjen e stabilitetit të rajonit, duke synuar edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, bëri të qartë ministrja Gërvalla.

Gërvalla theksoi se Republikën e Kosovës dhe Republikën e Letonisë i bashkojnë vlerat e përbashkëta dhe se të dyja vendet kanë kaluar sfidat e ngjashme në rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi.

Sipas një njoftimi të Ministrisë, gjatë takimit pati pajtueshmëri që marrëdhëniet dypalëshe në mes dy vendeve të thellohen edhe më tej, përderisa ambasadorja Kuzma ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Republikës së Letonisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj integruese euroatlantike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika