Gërvalla: Kosova i është përherë mirënjohëse Biden-it

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se populli i Kosovës është përherë mirënjohës ndaj presidentit Joe Biden pas njoftimit të tij për tërheqje nga gara pressidenciale

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të Biden-it për tërheqjen nga gara për rizgjedhje presidenciale.

Gërvalla ka theksuar se Biden tregoi se çfarë lideri dhe karakteri të madh ka.

“Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën,” ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.

Të dielën, Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara për t’u rizgjedhur president, duke thënë se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit të tij.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika