Gërvalla: Kosova i plotëson kushtet e aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë një konferenceje për media ka thënë se Kosova i plotëson kushtet për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, sipas saj, për të aplikuar duhet të gjendet “momenti i duhur”. “Ne mendojmë që Kosova i plotëson kushtet. Çështja është kur është momenti e kur […]
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë një konferenceje për media ka thënë se Kosova i plotëson kushtet për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, sipas saj, për të aplikuar duhet të gjendet “momenti i duhur”.
“Ne mendojmë që Kosova i plotëson kushtet. Çështja është kur është momenti e kur nuk është. Ne mendojmë që procesi nuk mund të ecë përpara pa e bërë hapin e parë. Çdo aplikim duhet të jetë i shoqëruar me shumë punë, me shumë përpjekje. Vetëm dorëzimi i aplikimit, nuk do të jetë i mjaftueshëm”, ka thënë Gërvalla.
Ndërkaq për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ajo ka thënë se pas pushimeve verore pret që cështja të kalojë në asamblenë e KiE-së
“Ne kemi filluar procedurën në maj të këtij viti. Unë mendoj që jam në një rrugë shumë të mirë. Presim që rasti i Kosovës të mos zgjasë sa ka zgjatur për vendet e tjera të rajonit. Momentalisht presim që pas pushimeve verore të kalohet procedura dhe të kalojë në asamble”, është shprehur Gërvalla në një konferencë për media të martën”, ka deklaruar Gërvalla.
Me 12 maj të këtij viti, ministrja Donika Gërvalla, kishte njoftuar se e ka dorëzuar aplikimin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.















