Gërvalla merr pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin në Stamboll
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Platforma e Paqes për Ballkanin mbledh ministrat e punëve të jashtme të […]
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
Platforma e Paqes për Ballkanin mbledh ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shërben si një forum i rëndësishëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje me interes të përbashkët.
Në fokus të diskutimeve janë identifikimi i mundësive për thellimin e bashkëpunimit rajonal, forcimi i dialogut politik, si dhe avancimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan.















