Gërvalla në Forumin e Bledit: Nuk kërkojmë privilegje, por kërkojmë të na pranoni si anëtarë të këtij unioni

Gërvalla po qëndron në Slloveni krahas pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit në të cilin ajo ka theksuar se kërkon që Kosova të vlerësohet për vlerat që tashmë posedon

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë në Forumin Strategjik të Bledit se Kosova nuk po kërkon privilegje e as rrugë të shkurtra, por kërkon të bëhet anëtare e këtij unioni.

Aktualisht, Gërvalla po qëndron në Slloveni krahas pjesëmarrjes në këtë forum në të cilin ka theksuar se do që Kosova të jetë anëtare e unionit në fjalë dhe e njëjta, po kërkon që të vlerësohet për vlerat që tashmë posedon.

“Ne nuk kërkojmë privilegje apo rrugë të shkurtra, por kërkojmë që të na vlerësoni me vlerat që i keni për vete dhe të na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni në momentin kur ne përvetësojmë të njëjtat vlera”, është shprehur kryediplomatja e Kosovës.

Krahas Ministres Gërvalla, në forum po merr pjesë edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky i fundit ka deklaruar se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë tjetër dhe se njëherësh, ndihma e BE-së në këtë proces paraqet të vetmen përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.

Pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it ka marrur pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama nuk ka lënë anash çështjen e liberalizimit të vizave ndaj qytetarëve të Kosovës për të cilën kishte thënë që ” është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza”.

Raportohet se pjesë e forumit do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Rama: E mbështesim plotësisht Kosovën në kërkesën e saj për njohje

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika