Gërvalla në Munih: Do t’i theksojmë kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë do t'i theksojnë kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës, por edhe të rajonit

Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin për marrëdhëniet me shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, imzot Paul Richard Gallagher.

Ky takim është mbajtur në kuadër të Konferencës së Sigurisë që është duke u mbajtur në Munih.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla këtë takim e ka cilësuar si të shkëlqyer ku kanë diskutuar një gamë të gjerë temash.

Gërvalla ka thënë se në Munih do t’i theksojnë kërcënimet e sigurisë ndaj Kosovës dhe rajonit, si një ndër sfidat më urgjente.

Ajo ka shtuar se në takimet e nivelit të lartë, do të theksojë imperativin për veprim për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Përpos Gërvallës, në këtë konferencë është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pritet që sot të takohet me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

Lexo dhe: Kurti dhe Borrell pritet të takohen në Munih

Siç është bërë e ditur në rendin e ditës, takimi pritet të fillojë në ora 16:30.

Konferenca e Sigurisë në Munih nisi këtë të premte, më 16 shkurt, në një kohë kritike përderisa në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump.

Lexo dhe: Nis Konferenca e Sigurisë në Munih

Në këtë konferencë marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika