Gërvalla: Ne nuk e gënjejmë ShBA-në, raportet me ta i gjetëm të mjerueshme

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka akuzuar deputetët e opozitës se gënjejnë ShBA-në dhe Bashkimin Evropian. Përmes një metafore, ajo ka theksuar ndryshimin e sjelljes së tyre kur janë në foltore, krahasuar me sjelljen e tyre kur kthehen nga ambasada në Kuvendin e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Donika Gërvalla, ka kritikuar Qeverinë e kaluar të kryesuar nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke theksuar mungesën e kredibilitetit të saj.

Gërvalla ka thënë se presidentit të Amerikës nga Qeveria e kaluar i janë premtuar gjëra të pamundura për t’u realizuar, dhe ka akuzuar se ata e kanë gënjyer atë në sy të tij.

“Që nga Qeveria Hoti as LDK-ja më nuk ka kredibilitet. Personalisht, presidentit të Amerikës i kanë premtuar gjëra të pamundura për t’u impelementuar, të cilat e kanë ditur që nuk kanë për t’i realizuar kurrë dhe nuk i ka ardhur turp ta gënjejnë në sy presidentin e atëhershëm amerikan”, ka deklaruar ajo.

Ministrja Gërvalla ka deklaruar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria Kurti i ka gjetur në nivelin më të dobët dhe i ka akuzuar deputetët e opozitës se e gënjejnë ShBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Duke përdorur një “metaforë”, ajo ka thënë se deputetët kthehen në “pula” kur shkojnë në Ambasada.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara i kemi gjetur në nivel të mjerueshëm, por ne nuk i gënjejmë ShBA-të, nuk e gënjejmë as BE-në, jo si ju deputet të opozitës. Këtu në foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni nëpër Ambasada ktheheni në pula”, është shprehur ajo në Kuvendin e Kosovës, raporton Dukagjini.

Ajo gjatë deklarimit të saj në foltoren e Kuvendit, ka theksuar se ekziston angazhimi i Qeverisë për të komunikuar hapur me partnerët dhe aleatët e Kosovës dhe për t’i mbrojtur qëndrimet e tyre të drejta.

Gërvalla ka bërë dallimin mes Qeverisë Kurti dhe atyre që flasin në emër të LDK-së, duke i akuzuar ata se ngatërrojnë partneritetin me servilizmin dhe politikën me thashetheme.

Ministrja Gërvalla gjithashtu ka theksuar se partnerët e Kosovës, si ShBA dhe BE-ja, nuk presin dhe as nuk kërkojnë nënshtrim ose servilitet nga Kosova.

Sipas saj, ata presin që Kosova të ndërtojë një shtet demokratik dhe ligjor, të marrë vendime të guximshme dhe të zhvillojë debate të hapura në shërbim të prosperitetit të vendit.

“Me partnerët dhe aleatët tanë bisedojmë hapur edhe debatojmë më ta, jemi të pastër dhe synojmë të bindim partnerët tanë për qëndrimet tona të drejta. Për dallim nga ata që sot flasin në emër të LDK-së dhe ngatërrojnë partneritetin me servilizmin, politikën me thashethemet dhe kanë pjesë e zhvillimeve më të rëndësishme të Kosovës së viteve të 90-ta. ShBA-ja, partnerët tanë në BE, nga ne nuk presin dhe as nuk kërkojnë as nënshtrim dhe as servilitet, presin të ndërtojmë një shtet demokratik dhe ligjor, presin vendime të guximshme, debat të hapur në shërbim të prosperitetit të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe, “nuk ka të bëjë aspak me sigurimin e të drejtave të tyre, dhe e dimë shumë mirë se cilat janë bandat serbe që i terrorizojnë banorët brenda Kosovës”, ka shtuar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika