Gërvalla në Parlamentin Evropian: Dënim dërrmues dhe kërkesa të qarta për Vuçiqin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Parlamentin Evropian (PE) u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiqit drejt konfliktit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur debatin e anëtarëve të Parlamentit Evropian për tensionet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla ka njoftuar se ka qenë prezente në Strasburg dhe ka pasur rastin të takohet me disa nga eurodeputetët evropianë.

Gërvalla u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiqit drejt konfliktit.

“Jam e inkurajuar nga takimet e shkëlqyera me anëtarët e PE-së sot në Strasburg. Sapo isha dëshmitare e një debati të fuqishëm në PE për agresionin e Vuçiçit, dënimin dërrmues dhe kërkesat e qarta: Duhet të ketë pasoja. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiçit drejt konfliktit”, ka thënë Gërvalla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika