Gërvalla nga Luksemburgu thekson nevojën e integrimit të Ballkanit në BE si përgjigje ndaj agresionit rus
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në fjalën e saj, Gërvalla tha se përgjigjja më e mirë ndaj agresionit rus është integrimi i shteteve proevropiane në Bashkimin e Evropian (BE). “Erdhëm sot në Luksemburg […]
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Në fjalën e saj, Gërvalla tha se përgjigjja më e mirë ndaj agresionit rus është integrimi i shteteve proevropiane në Bashkimin e Evropian (BE).
“Erdhëm sot në Luksemburg për të diskutuar integrimin e mëtejmë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor. Besoj se kjo është tema kryesore. Duke e parë integrimin e gjithë Evropës, atyre shteteve që qëndrojnë pranë vlerave evropiane, mbështesin principet evropiane dhe nuk janë vetëm çështje politike, por janë për rritjen e sigurisë në Evropë në kohën kur po ballafaqohemi me agresionin rus në Ukrainë, dhe kur një Bashkim Evropian më i fuqishëm është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe atyre të së ardhmes”, tha ajo.
Gjatë kësaj vizite zyrtare në Luksemburg, ministrja Gërvalla do të marrë pjesë në shënim e Ditës Kombëtare të Luksemburgut, me ftesë të Dukës së Madh.















