Gërvalla nuk planifikon aktualisht shkarkimin e Berishajt

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gëravlla Schwarz ka thënë në një intervistë për emisionin “Five” të Dukagjinit se beson në pafajësinë e ambasadorit Berishaj. Andaj, ka thënë se aktualisht nuk ka indikacione se Berishaj mund të shkarkohet.

Pushteti aktualisht nuk planifikon ta shkarkojë ambasadorin Martin Berishaj, i cili pretendohet se është i përfshirë në një skandal financiar mbi gjysmë milioni euro në Slloveni.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla thotë se për momentin nuk ka asnjë arsye të besojë që këto pretendimet mund të dalin të sakta.

Gërvalla në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja në emisionin “Five” të Dukagjinit tha se po ndjek me kujdes këto zhvillime.

“Është çështje e organeve të drejtësisë të cilave u është drejtuar Z. Berishaj që të bëjnë një konstatim të tillë dhe jo e jona apo e interpretimeve të ndryshme. Do të ndjekim me shumë kujdes të gjitha zhvillimet dhe do të ndërmarrim hapat atëherë kur ato do të jenë të nevojshme, nëse do të jenë të nevojshme, gjë për të cilën deri në këtë moment nuk kemi asnjë indikacion”, ka thënë Gërvalla.

Në anën tjetër, Presidenca ka njoftuar se nga ambasadori Berishaj ka kërkuar raport me shkrim lidhur me këto pretendime.

Berishaj është thirrur nga presidentja Vjosa Osmani që të vijë fizikisht në Kosovë për të sqaruar rastin.

Gjatë intervistës në “Five”, ministrja Gërvalla foli edhe për deklaratat e  homologut të saj serb kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Unë shpatën nuk mund ta nxjerrë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të fillojë dyluftimin. Nuk habitem aspak nga reagimi i ministrit të jashtëm Selakoviq sepse nuk është hera e parë që ballafaqohemi në forume të ndryshme”.

 Gërvalla – Schwarz njoftoi se në kuadër të vizitës së saj në SHBA do të zhvillojë disa takime tjera.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika