“Presidentja Vjosa Osmani me qëndrime si të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Milloshoviqit. Kryeministrin Albin Kurtin nuk do ta marrë më askush seriozisht”, kjo ishte deklarata e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hysenit.

Që ngjalli reagimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e ka quajtur Hysenin si, “fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën”.

“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur”, ka shtuar ajo.

Më tej ajo ka thënë se “E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta”

Ajo ka përfunduar duke thënë  “Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme”.

Përplasjet e ish-bashkë-partiakeve nuk kanë të ndalur me akuza edhe kundër akuza ndaj njeri-tjetrit që nga ndarja e tyre.