Gërvalla për rastin e Pantiqit: Prandaj themi se vettingu është i rëndësishëm

"Kjo shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë", kështu ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas vendimit për dërgimin në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dejan Pantiq

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas raportimit se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, duke thënë se kjo shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe “ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se për këtë arsye vettingu është kaq i domosdoshëm.

“Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. “Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Ndryshe, ish-polici serb, Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit, ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiqit nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë.

Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë konfirmuar se Pantiq po mbahet në një stacion policor afër Jarinjës.

Kosova ka kërkuar ndihmën e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), për transferimin e Pantiqit.

EULEX-i i ka thënë Radios Evropa e Lirë, më 23 dhjetor, se ende po e shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiqit.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, ku njëra ndër to, ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Më herët, zyrtarët serbë kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar Pantiqit trajtimin e duhur shëndetësor, por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më 22 dhjetor se ai gëzon shëndet të mirë.

 

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika