Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se Grupi për Viza ka mirëpritur përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht, i njëjti ka përkrahur vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se Komisioni ka konfirmuar edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash.

“Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt”, ka shkruar Gërvalla.

Krahas kësaj, ajo ka bërë të ditur se përgjatë takimit janë ngritur çështje teknike të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza.

Duke falenderuar Kryesuesen e Këshillit, Republikën e Çekisë për angazhimin që procesi të ecë përpara, Gërvalla ka thënë se dihej që 13 tetori nuk do të ishte një ditë vendimi por dita e nisjes së fazës së fundit drejt përfundimit të këtij procesi.

Çështja e liberalizimi të vizave për Kosovën, për herë të parë u bë pjesë e diskutimit e Këshillit të Bashkimit Evropian, takim ky i cili u realizua jashtë syve të publikut.

Kosova kushtëzohet për liberalizim të vizave