Gërvalla: Përulemi para luftës çlirimtare të heronjve

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,  ka uruar qytetarët për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, duke kujtuar sakrificën e popullit ndër gjenerata.

Nëpërmjet një videomesazhi, Gërvalla ka thënë se shpreh mirënjohje për partnerët dhe aleatët e NATO-s “të cilët na dolën në krah atëherë kur shfarosja jonë ishte synimi kryesor i një regjimi çnjerëzor.

Gërvalla po ashtu ka kujtuar edhe presidentin Ibrahim Rugova.

“Një çerekshekulli në liri. Lirinë, e cila nuk na u dhurua, por të cilën e fituam falë sakrificës së djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të Kosovës, falë punës vetëmohuese të gjeneratave të tëra. Ndërkohë që sot kujtojmë presidentin Rugova dhe rezistencën civile të qytetarëve, përulemi para luftës çlirimtare dhe të gjithë heronjve tanë. Shprehim mirënjohjen tonë  të thellë për miqtë, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, të cilët na dolën në krah atëherë kur shfarosja jonë ishte synimi kryesor i një regjimi çnjerëzor. Sot Republika e Kosovës është shteti i qytetarëve të saj, shembull i ndërtimit të shtetit të drejtë dhe demokratik, shpresë e të gjithë qytetarëve të saj. Urime dhe festoni sot me të dashurit tuaj kudo që jeni”, është shprehur ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika