Gërvalla: Presim që BE-ja të deklarohet për Serbinë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është duke pritur që Bashkimi Evropian të deklarohet rreth ngjarjeve të 24 shatorit, kur ndodhi sulmi terrorist i orkestruar nga Serbia. “Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigjet që […]
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është duke pritur që Bashkimi Evropian të deklarohet rreth ngjarjeve të 24 shatorit, kur ndodhi sulmi terrorist i orkestruar nga Serbia.
“Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigjet që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të jetë gjithmonë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj që ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
“Akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka ndodhur për ta aneksuar, pra, ta pushtojë territorin e Kosovës dhe një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përndryshe besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë”, ka thënë Gërvalla.
Tutje, ajo ka thënë se BE-ja duhet ta ruajë besueshmërinë e saj.
“Ne vetëm mund t’i bëjmë Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona. Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në shfaqjen e një dëshmie rreth aktit të agresionit që është kryer, po ashtu që të ketë lidhje me të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet”.
Ndërsa, ministrja e punëve të Jashtme Gjermanisë, Annalena Baerbock, ishte ftuar në Berlin, më 2 nëntor, gjuhë të ndryshme të BE-së dhe gjuhës gjermane të kandidatëve dhe të huajve për të biseduar për të ardhmen e BE-së.
Se cilat janë pritshmëritë e Kosovës nga ky takim i 2 nëntorit, Gërvalla ka thënë se “është mirë që Gjermania ka biseduar për Bashkimin Evropian së bashku me shtetet të cilat e aspirojnë Bashkimin Evropian”, raporton DW, përcjell Dukagjini.















