Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Shwarz, do të takohet këtë të martë me homologun e saj nga Kroacia, Gordab Grlic Radman.

Takimi pritet të mbahet në ambientet e MPJD-së, ku pastaj pritet të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë,  z.Gordan Grlic Radman. Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca për media pritet të mbahet rreth orës 09:25.