Gërvalla pret në takim Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në takim Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në takim Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla priti sot Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit dhe deputetja Jorida Tabaku”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në këtë takim është theksuar se marrëdhëniet të mira mes shteteve nuk kanë vetëm karakter partneriteti, por ato janë edhe historike.

“Këto marrëdhënie duhen zgjeruar përmes projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, të dala nga takimet dhe marrëveshjet mes dy qeverive tona”, njofton MPJD-ja.

Tutje në këtë njoftim thuhet se  Kosova dhe Shqipëria kanë aspirata të përbashkëta në rrugën e integrimeve evropiane.

“U theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në çdo sferë dhe shkëmbimit të përvojave të dy shteteve tona, si në aspektin e integrimeve evropiane, ashtu edhe në unifikimin e politikave për diasporën”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si palë e barabartë, dhe ndjek interesat e saj strategjike përmes bashkëpunimit rajonal, duke konsideruar Procesin e Berlinit si rrugë për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika