Gërvalla pret në takim kryeparlamentaren sllovene
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq. Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave. Ndërkohë, pas takimit nuk do të ketë konferencë për media. Zupançiq po qëndron në Kosovë e cila gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me presidenten Vjosa […]
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave. Ndërkohë, pas takimit nuk do të ketë konferencë për media.
Zupançiq po qëndron në Kosovë e cila gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Me kryeparlamentarin Konjufca, kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për media.
Kryeparlamentarja sllovene: Dialogu, rruga e vetme përpara drejt BE-së
Zupançiq, ka theksuar se shteti i saj do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike, dhe se sipas saj, dialogu është rruga e vetme përpara drejt BE-së.















