Gërvalla pritet në takim nga kryeministri i Andorrës, rikonfirmohet mbështetja për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

“Republika e Kosovës si një shtet me aspirata të qarta integruese është mirënjohëse ndaj Principatës së Andorrës për mbështetjen e pa rezervë dhënë në procesin e anëtarësimit të shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora.

Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe nevoja e integrimit të Kosovës në mekanizmat e sigurisë dhe ato evropiane, ishin temat kyçe në takimin mes Ministres Gërvalla dhe Kryeministrit Espot Zamora.

“Republika e Kosovës si një shtet me aspirata të qarta integruese është mirënjohëse ndaj Principatës së Andorrës për mbështetjen e parezervë dhënë në procesin e anëtarësimit të shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”, theksoi Gërvalla.

Tutje, Gërvalla e njoftoi kryeministrin e Andorrës rreth progresit në ekonomi, sundim të ligjit dhe rritjen e standarteve demokratike në vend.

“Ministrja Gërvalla e falënderoi kryeministrin e Andorrës për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në anëtarësimin e saj në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të cilin proces mori mbështetjen e nevojshme”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Gjatë këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim edhe në fushën e turizmit, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në fund të takimit, ministrja Gërvalla e ftoi kryeministrin e Andorrës, Espot Zamora, të vizitojë Republikën e Kosovës në 25-vjetorin e çlirimit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika