Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar në Kuvend se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili është në shqyrtim të parë, është një mekanizëm që mbron drejtësinë dhe nuk cenon qytetarët e zakonshëm.
Ajo theksoi se ligji ka për qëllim luftimin e pasurimit të paligjshëm nga zyrtarët publikë, duke shtuar se pozita publike nuk mund të shërbejë si justifikim për pasuri të pajustifikueshme.
Sipas Gërvallës, Byroja nuk ka kompetencë për të konfiskuar apo gjykuar, por vetëm për të mbledhur, verifikuar dhe analizuar informacionin, ndërsa vendimin për konfiskim e merr gjykata.
“Byroja nuk konfiskon, nuk gjykon, nuk i zëvendëson gjykatat, byroja mbledh verifikon dhe analizon informacionin, konfiskimin e bën gjykata. Ky ligj nuk merret me qytetarin e zakonshëm por me zyrtarët publikë… Qytetari i zakonshëm nuk është objekt i këtij ligji. Procedurat nuk nisin arbitrarisht por mbi bazë të informatave kredibile. Të drejtat e palëve janë të garantuara në çdo fazë. Ky projektligj është ndërtuar mi logjikën e përgjegjësisë provës kontrollit gjyqësor dhe interesit publik”, ka thënë Gërvalla.