Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje ndaj Serbisë që të respektojë të drejtat e njeriut dhe të ndërmarrë hapa konkretë për ekstradimin e kriminelëve dhe dorëzimin e të dhënave për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në një postim në X, Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për garantimin […]
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje ndaj Serbisë që të respektojë të drejtat e njeriut dhe të ndërmarrë hapa konkretë për ekstradimin e kriminelëve dhe dorëzimin e të dhënave për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në një postim në X, Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për garantimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut, të cilat, sipas saj, janë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç konfirmohet nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera. Kërkojmë nga Serbia që ta respektojë Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe t’i ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka shkruar Gërvalla.
International Day of Human Rights: 🇽🇰 guarantees highest human rights standards, as confirmed by 🇪🇺 OSCE and other organizations. We request from Serbia to honor the 🇺🇳 Universal Declaration of Human Rights and extradite the criminals and data about missing persons.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 10, 2024















