Gërvalla: S’na duhet as rizpozicionimi e as defetizmi total, pozicionimi i Kosovës është i qartë

Për ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla, nuk është i nevojshëm ripozicionimi i Kosovës, sepse siç thotë ajo, pozicionimi i Kosovës është shumë i qartë, është krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu është shprehur ajo në seancën e së martës në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillohet diskutimi për politikën e jashtme të vendit, teksa i ka replikuar ish-ministrit të punëve të jashtme, Enver Hoxhajt, i cili ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka fare program për politikë të jashtme.

“Pas pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse, Kosova iu është bashkuar shteteve demokratike në ndërmarrjen e veprimeve dhe masat që ndëshkojnë agresionin e Federatës Ruse, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve, masave dhe veprimeve të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Jo Amelika, Amelika, kështu tregohet se në cilën anë qëndron Kosova”, ka thënë Gërvalla.

Kuvendi i Kosovës

Teksa ka renditur “të arriturat” gjatë punës 12 mujore, Gërvalla ka thënë se Kosovës nuk i duhet as ripozicinionimi e as një defetizim total, ngase sipas saj, institucionet e Kosovës po punojnë intesivisht, jo me fjalë por me punë.

“Më vjen keq të dëgjoj nga një ish-ministër i jashtëm që Kosova paska nevojë të ripozicionohet në sferën e politikës së jashtme. Jo, Kosova është pozicionuar shumë qartë sa i përket poltikave të jashtme”, shtoi ajo.

Po ashtu, Gërvalla ka potencuar se politika e jashtme e Kosovës është në miqësi të përjetshme me SHBA-të, në partneritet me NATO-n dhe BE-në.

“Kjo është politika e jashtme dhe ajo nuk ka nevojë për asnjë lloj ripozicionimi dhe është shumë e qartë si me qeveritë e kaluara ashtu edhe me këtë qeveri të sotme”.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hoxhaj, teksa kishte kritikuar qeverinë, kishte thënë se me të njëjtën nuk do të ketë as njohje e as liberalizim të vizave.

“Nuk ka njohje dhe nuk pres me pas, nuk ka anëtarësime dhe nuk pres me pas as liberalizim të vizave. Është mirë që kryeministri Kurti po rreshtohet karshi Ukrainës është mirë që op mendon globalisht por s’po vepron lokalisht. Ende nuk keni apliku për NATO, e di që s’bëhet menjëherë, po deri më tash nuk ka asgjë”, ka thënë Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Gërvalla, duke thënë se kjo vendosmëri e Hoxhajt po lë shije të keqe.

“Ai na garantoi që jo vetëm se nuk ka njohje të reja por as nuk do të ketë njohje të reja, nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe anëtarësim në BE. Unë e di që e kemi një kundërshtar të qartë të proceseve të jashtme të Kosovës dhe ai është fqinji ynë Serbia”.

”Nuk do të doja ta interpretoja në atë formë por një shije të keqe të lë vensdosmëria e Hoxhajt që nuk do të ketë procese në të cilat Kosova do të ketë përparim”, ëhstë shprehur Gërvalla.

Sipas saj, gjatë 12 muajve punë kanë pasur 174 takime, prej tyre 52 takime me homologë.

“187 vendime gjatë 12 muajve punë ka marrë Ministrja e Punëve të Jashtme e cila përmendet si inaktive këtu”, shtoi ajo.

Në ndërkohë, Hoxhaj sërish mori fjalën në foltoren e Kuvendit, ku deklaroi se heqë dorë nga debati, teksa me ironi e inkurajoi ministren që të vazhdojë rrugëtimin e saj në punë.

Enver Hoxha: Nga kjo Qeveri nuk ka njohje dhe as nuk pres se do të ketë

Shija e redaktorit

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Maqedonia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën ka pritur në takim...

Të fundit nga rubrika