Gërvalla: Sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla pas votimit pozitiv pro Kosovës në AP të KiE-së ka thënë se është fitore e madhe dhe ditë gëzimi për qytetarët e vendit ndërsa Serbia ka marrë përgjigjen e duhur

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE) ka votuar me një shumicë votash pro Kosovës që të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, menjëherë pas votimit pozitiv në KiE, ka thënë se “kjo është fitore e Evropës, shteteve demokratike që sot konfirmuan që Kosova është pjesë e tyre”.

Ajo tutje ka thënë se sot është “ditë gëzimi”, duke i uruar qytetarët e vendit për këtë sukses.

“Emocioni i vetëm që kam është gëzimi dhe falënderimi për ata që kanë luftuar shumë edhe në këtë seancë për t’i arritur votat e nevojshme për rekomandimin…Shpresojmë që pas këtij hapi të rëndësishëm në maj të mund ta kurorëzojmë Kosovën me pranin në KiE”, është shprehur ministrja Gërvalla para mediave.

“Sot është ditë gëzimi, ju uroj të gjithëve nga zemra. Shpresoj që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare”, tha tutje ajo.

“S’kemi pritur sjellje tjetër nga Serbia, ata e morën përgjigjen sot”, shtoi për fund ministrja Gërvalla.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika