Gërvalla takohet me Dendias
Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla është takuar me kryediplomatin grek Nikos Dendias, më të cilin kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Deandias ka thënë se temat e tjera kanë qenë edhe zhvillimet rajonale. “Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, u takova me Ministren e Punëve të Jashtme […]
Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla është takuar me kryediplomatin grek Nikos Dendias, më të cilin kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Deandias ka thënë se temat e tjera kanë qenë edhe zhvillimet rajonale.
“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, u takova me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë.
“Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet lidhur me Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.
Ndërsa, gjatë ditës kryediplomati nga Greqia është takuar dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurtin.
During my stay in #Pristina, I met with Kosovar FM, Donika Gërvalla-Schwarz. Discussion on regional developments, including #WesternBalkans 🇪🇺 perspective and developments regarding the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/1v5sNgHreS
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 12, 2023















