Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.

Sipas njoftimit, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar zhvillimin e raporteve ndërshtetërore dhe konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Ministrja Gërvalla, “vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave”.

Ajo shtoi se “Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme, me të cilën, ndan vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euroatlantik, andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”.