Gërvalla takohet me kongresistin demokrat, rikonfirmohen marrëdhëniet e mira mes shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar kongresistin demokrat, Gregory Meeks. Në këtë takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka takuar kongresistin demokrat, Gregory Meeks.

Gërvalla ka thënë se në takim është diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta si në politikën e jashtme të Kosovës dhe në programe të zhvillimit të demokracisë dhe arsimit.

“Gjatë këtij takimi u rikonfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Ministrja Gërvalla dhe kongresisti demokrat Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Balllkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në këtë rajon”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika