Gërvalla takohet me kryesuesin e OSBE-së, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takim me homologun e saj nga Malta, e njëherit edhe kryesues i OSBE-së, kanë diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit në projektet e reja

Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologun e saj nga Malta, njëherësh edhe kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

Gërvalla, kryesuesit të OSBE-së ia ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në projekte të reja.

“Pasi e urova homologun nga Malta për marrjen e pozicionit të ri si kryesues i OSBE-së, shpreha gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në projekte të reja, të cilat si qëllim kanë demokratizimin, sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Gërvalla.

Pamje nga takimi

Gjatë këtij takimi, ajo ka deklaruar se Kosova është shembull për demokratizim e sundim të ligjit.

“Gjatë takimit bilateral deklarova që Republika e Kosovës është shembull në rajon sa i përket demokratizimit, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe si faktor stabiliteti, andaj anëtarësimi i Kosovës në OSBE do të forconte edhe më tepër rolin e OSBE-së në arritjen e objektivave të saj në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar tutje ministrja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika