Gërvalla takohet me Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres. Përmes një shkrimi në “X”, Gërvalla tha se me të kanë biseduar për nevojën e veprimeve kundër regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Takim i shkëlqyer me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës, u […]
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Përmes një shkrimi në “X”, Gërvalla tha se me të kanë biseduar për nevojën e veprimeve kundër regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Takim i shkëlqyer me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës, u trajtuan zhvillimet rajonale, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.















