Gërvalla takoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, i njoftoi me zhvillimet e fundit në vend

Në një komunikatë për media nga MPJD-ja thuhet se ministrja Donika Gërvalla njoftoi delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe "progresin" e shënuar në fushën e demokracisë, të sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të komuniteteve pakicë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili po qëndron në Kosovë, në një vizitë faktmbledhëse, në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një komunikatë për media nga MPJD-ja thuhet se Gërvalla njoftoi delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe “progresin” e shënuar në fushën e demokracisë, të sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të komuniteteve pakicë.

“Në vazhdim, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën e anëtarësimit të plotë dhe të shpejtë të Republikës së Kosovës në organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, me të cilën Republika e Kosovës ndan vlera të përbashkëta. Duke shprehur gatishmërinë dhe vendosmërinë e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar në fazat vijuese të anëtarësimit, Ministrja Gërvalla nënvizoi edhe përfitimin e drejtpërdrejtë që qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzonin nga mekanizmat mbrojtës të kësaj organizate, me theks të veçantë qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në komunikatë.

Vizitës faktmbledhëse të raportueseve nga dy Komitetet përkatëse të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan dhe Béatrice Fresko-Rolfo, i parapriu vizita e Bakoyannis si raportuese kryesore për përgatitjen e opinionit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e cila qëndroi në Kosovë në fillim të muajit nëntor.

Pas votimit të Opionionit të Bakoyannis në njërën nga sesionet plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Komiteti i Ministrave vendos se kur të ftojë Kosovën si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.​

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika