Gërvalla takon homologun e Kroacisë, të Portugalisë dhe të Lihtenshtajnit, flasin për sigurinë në Ballkan
Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, atë të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho si dhe homologen e Lihtenshtajnit, Dominique Hasler. Gjatë këtyre takimeve, ministrja […]
Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, atë të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho si dhe homologen e Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.
Gjatë këtyre takimeve, ministrja Gërvalla i ka njoftuar homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.
Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin.















