Gërvalla takon homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman, në Forumin e Dubrovniku

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman, në Forumin e Dubrovnikut

MPJ njofton se në takim u diskutua për bashkëpunimin e dy vendeve dhe për iniciativat e përbashkëta.

“Fuqizimi i bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, MPJD bën të ditur se në takimin bilateral të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.

“Ministrja Gërvalla në takim me Ministrin Radman foli edhe rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika