Gërvalla takon kryeministrin kroat, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet kroate në Kosovë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ditën e dytë të takimeve e nisi me takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Temë e veçantë e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kroate në Kosovë.

Ajo vuri në pah dhe vlerësoi shumë lart faktin që Republika e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe si mik tradicional i Kosovës, mbështet pa rezervë Kosovën në rrugën e saj integruese euroatlantike dhe në anëtarësimet e reja ndërkombëtare të saj.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për paqe e stabilitet rajonal dhe promovon fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kroacisë në shumë fusha të interesit të përbashkët është me prioritet për Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryeministrin Plenkoviç për mbështetjen e tij personale në Forumin Ekonomik shumë të suksesshëm mes Kosovës dhe Kroacisë të organizuar javë më parë në Prishtinë.

Sipas saj, marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve duhet thelluar në të gjitha fushat.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin kroat që jeton në Kosovë. Lidhjen mes dy vendeve tona e bëjnë më të fortë edhe komunitetet tona respektive. Shqiptarët në Kroaci paraqesin një komunitet të fuqishëm, të integruar dhe kontribuojnë në të gjitha fushat në shoqërinë kroate, duke u bërë urë e fortë lidhëse mes Kosovës dhe Kroacisë”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika