Gërvalla takon kryeparlamentarin e Andorrës, diskutojnë për zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë

"Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig", thuhet në komunikatën e MPJD-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me kryeparlamentarin e Andorrës, Carles Ensenyat Reig.

Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan në detaje për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika