Gërvalla takon senatorin Peters në Washington, diskutojnë për sigurinë në rajon

"Thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin temat e tjera të diskutimit mes ministres Gërvalla dhe senatorit Peters", thuhet në njoftimin e MPJD-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me senatorin demokrat, Gary Peters, në Washington D.C.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Ministrisë, është diskutuar për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë në rajon.

“Përparimi i Kosovës në fushat vitale për qytetarët e saj, gjendja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, integrimi euroatlantik i Republikës së Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimi i Kosovës në NATO, si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në rajon, ishin temat kryesore të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me senatorin nga Partia Demokratike e SHBA-së, Gary Peters”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Tutje thuhet se gjatë këtij takimi, Gërvalla e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja Liza Gashi dhe ambasadori Ilir Dugolli, e njoftoi senatorin amerikan rreth situatës politike në vend, përparimin e arritur në demokratizim të vendit, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin temat e tjera të diskutimit mes ministres Gërvalla dhe senatorit Peters”, thuhet tutje në njoftim.

Gërvalla e falënderoi senatorin amerikan për mbështetjen e ShBA-ve për Republikën e Kosovës, zhvillimin dhe integrimin e saj euroatlantik.

Pozicionimi i Kosovës në krah të Ukrainës ishte gjithashtu pjesë e diskutimit të Ministres Gërvalla me senatorin Peters.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal në mbështetje të Ukrainës, duke e vlerësuar këtë si thelbësore për sigurinë dhe paqen afatgjatë në Evropë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika