Gërvalla takon zyrtaren e lartë amerikane, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me me Amanda Sloat, Asistente Speciale e presidentit Joe Biden dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me me Amanda Sloat, Asistente Speciale e presidentit Joe Biden dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me të cilën kanë biseduar edhe për agresionin në Banjskë.

Takimin e vlerësoi të mirë, ku diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë e rajon.

“Takimi i mirë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e Presidentit dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në NSC. Diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, shkroi Gërvalla.

Po ashtu ajo potencon se gjatë takimit u trajtua nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës dhe kërkoi mbështetje për anëtarësimin në NATO.

“Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për Kosovën”, shtoi ministrja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika