Gërvalla: Të mbyllen kapitujt e hapur të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e sheh të rëndësishme mbylljen e kapitujve të hapur të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, teksa sheh përpjekje të destabilizimit të Evropës nga ana e Rusisë, ka thënë se është e rëndësishme për rajonin që të mbyllen të gjithë kapitujt e hapur të kufijve.

Kështu është shprehur diplomatja kosovare në një intervistë për të përditshmen greke “Tanea.gr”, ku ka theksuar se Rusia po përpiqet që ta destabilizojë Evropën duke shtuar rrezikun për luftë në Ballkan.

Ajo ka thënë se “është e rëndësishme për rajonin të mbyllen të gjithë kapitujt e hapur të kufijve”, derisa sheh përpjekje nga ana e Rusisë për të destabilizuar gjithë Evropën.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Sipas saj, sa më e gjatë të jetë pritja aq më i madh është rreziku për luftë në Ballkan.

“Këtë duhet ta kemi parasysh, ashtu si dhe faktin se sa më shumë të presim, aq më i madh është rreziku për luftë në Ballkan. Duhet të marrim vendime kurajoze për të mbajtur luftën jashtë rajonit tonë dhe njohja e realitetit është hapi më i rëndësishëm”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, teksa gjatë intervistës përmendet këmbimi i territoreve me Serbinë, Gërvalla ka theksuar se “shkëmbimi i tyre është recetë për luftë”.

“Thjesht nuk bëhet dhe është e rrezikshme të përpiqesh të zgjidhësh probleme kaq të vështira në shekullin e 21 me receta të shekullit të 19-të. Na gëzon fakti që qeveria amerikane ashtu si dhe gjithë Evropa i hedhin poshtë këto ide, sepse loja me kufijtë do të thotë të luash me zjarrin”.

Po ashtu, Gërvalla ka potencuar se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën.

“Nuk është çështje vetëm e një shteti por e një Evrope paqësore dhe paqes në Ballkan”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, kur pyetet përse duhet ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës, ajo ka thënë se njohja e Kosovës si shtet i pavarur do të kishte ndikim edhe te të tjerët.

“Greqia do mund të niste një fazë të re, të rëndësishme për të sjellë gjithë rajonin më afër BE dhe NATO. Përfitimi më i rëndësishëm për qytetarët dhe për rajonin tonë është stabiliteti dhe paqja. Një nga investimet më të mira për të ardhmen tonë është të marrim vendimet e duhura për forcimin e stabilitetit në Ballkan”.

“Si një vend udhëheqës në rajon dhe anëtare e BE-së dhe NATO-s, Greqia gjendet në pozicion të veçantë përsa i përket njohjes së Kosovës. Njohja e Kosovës do kishte ndikim dhe te të tjerët. Dimë se stabiliteti në Ballkan nuk është i mundur pa njohur realitetin. Dhe Kosova është thjesht një realitet”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, përveç Greqisë, edhe katër vende të tjera të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian, ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Ndër to janë, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika