Gërvalla udhëton në Dakar të Senegalit për Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se ajo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë në Dakar të Senegalit. Tutje kryediplomatja ka thënë se në këtë Forum do të diskutohet për sfidat globale. “Me ftesë të Republikës së Senegalit, jam i nderuar të marr pjesë në […]
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se ajo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë në Dakar të Senegalit.
Tutje kryediplomatja ka thënë se në këtë Forum do të diskutohet për sfidat globale.
“Me ftesë të Republikës së Senegalit, jam i nderuar të marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë në Dakar më 27-28 nëntor”, ka thënë Gërvalla.
“400 të ftuar nga të gjitha kontinentet do të diskutojnë sfidat globale të kohës sonë. Presim një shkëmbim rreth interesave të përbashkëta”, ka thënë shkruaj ajo në rrjetin Social “X”.
At the invitation of the Republic of 🇸🇳Senegal, I am honored to participate in the International Forum on Peace and Security in Dakar on Nov 27-28. 400 guests from all continents will discuss global challenges of our time. Looking forward to an exchange about common interests.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 26, 2023















