Gërvalla zhvillon bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të shtetit arabik

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të shtetit arabik (Jordanisë), Ayman Safadi

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar për një bisedë “të përzemërt”, telefonike të cilët e zhvilloi bashkë me kryediplomatin e shtetit arabik të Jordanisë për çështje rajonale dhe evropiane, Ayman Safadi.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë kësaj bisede është dakorduar për zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Sot pata bisedë tejet të përzemërt me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ayman Safadi. Së bashku diskutuam zhvillimet aktuale në rajon dhe Evropë dhe u pajtuam të fuqizojmë më tej dhe të zgjerojmë bashkëpunimin mes Jordanisë dhe Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 18 shkurt të vitit 2022, kishte zhvilluar një takim bileteral me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Safadi.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti kishte folur për mundësitë që marrëdhëniet e mira politike dhe diplomatike të dy vendeve të thellohen edhe më tej nëpërmjet bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Kryeministri Kurti kishte veçuar potencialin e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Safadi

Po ashtu, ishte diskutuar mbi qëllimet e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe për sfidat në ballafaqimin me pandeminë.

Ndërsa, zëvendëskryeministri jordanez, Safadi kishte thënë se si një nga shtetet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës, Mbretëria e Jordanit vazhdon të jetë përkrahëse e vendosur e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Safadi

Në fund të takimit, kryeministri Kurti kishte marrë ftesë për vizitë në Jordani, teksa të dy ishin zotuar në emër të qeverive respektive që të thellojnë më tej marrëdhëniet bilaterale.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika