Gërxhaliu: Kjo rritje çmimeve i dëmton qytetarët, pasi nuk ka rritje të pagave as në sektorin shtetëror as në atë privatë  

Produktet serbe në Kosovë nuk i sjellin qytetarët por tregtarët, ndërsa rritja çmimeve sipas tij nuk bëhet nga qytetarët por nga tregtarët, kështu ka thënë njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka folur për rritjen e çmimeve në Republikën e Kosovës, ku ka thënë  se rritja çmimeve nuk është gjithmonë për të njëjtin faktor siç është lufta në Ukrainë.

Por Gërxhali ka thënë se tani është koha kur duhet që të merren masa për rritjen e çmimeve.

“Është e vërtet që ngritja e çmimeve ka marrë përmasa shqetësuese, e në veçanti për shtresën skamnore të qytetarëve të vendit”.

Më tej ai ka thënë se Republika e Kosovës është e varur nga importi i mallrave, dhe në vitin 2022 është shënuar një rekord i ri i importit në vlerë për mbi 5 miliardë euro mallra.

“Kemi pasur një inflacion deri në 20 për qind,  kjo e bënë një situatë alarmante, se produktet esenciale janë shtrenjtua, siç është qumështi, djathi mishi, vezët”, ka shtuar Gërxhaliu.

“Bizneset duhet të monitorohen, nga inspektorati dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe organet tjera të shtetit, sepse një ngritje e tillë e çmimeve dëmton aspektin social në Kosovës. Ne nuk kemi ngritje të pagave as në sektorin shtetëror as në atë privatë”, ka theksuar Gërxhaliu.

Më tej, ai ka përfunduar duke thënë se produktet serbe në Kosovë nuk i sjellin qytetarët por tregtarët, kurse rritja e çmimeve sipas tij nuk bëhet nga qytetarët por nga ana e tregtarëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika