Gexha: Implementimi i skemës së sigurimeve shëndetësore, prioritet i MSh-së

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha ka thënë se implementimi i skemës së sigurimeve shëndetësore është prioritet i kësaj ministrie por që ende mbetet sfidë për këtë sektor

FOTO: Kosovapress





Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka mbajtur një tryezë me temën “Pse pas 8 vjetësh nga miratimi i ligjit nuk kemi sigurime shëndetësore?!”.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha ka thënë se ngritja e sigurimeve shëndetësore është sfidë për sektorin e shëndetësisë.

Ajo ka thënë ndër të tjera se aktualisht po punojnë në Sistemin e Informacionit Shëndetësor dhe se reformat e tyre përfshijnë edhe aspektin e sigurimeve shëndetësore, raporton kp.

Implementimi i skemës të sigurimeve shëndetësore, Gexha tha se është prioritet i MSh-së.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tha se ligji aktual ka nevojë për plotësim-ndryshime, derisa theksoi se i gjithë fokusi i Fondit për Siguri Shëndetësore është kthyer vetëm tek trajtimi jashtë vendit.

Kollçaku tha se aktualisht janë në fazën e përgatitjes së pakos bazike për sigurime shëndetësore.

E u.d. i drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri tha se 80 për qind i aktivitetit të Fondit fokusohet në programin për trajtim jashtë vendit në program me të cilin sipas tij, janë evidentuar shumë probleme por edhe borxhe mbi 30 milionë euro.

Ai tha se deri më tani nuk është bërë asnjë ndryshim në udhëzimin administrativ sa i takon këtij programi.

Kaçuri u shpreh se përkundër sfidave që kanë me një plan konkret dhe harmonizim te gjithë akterëve shpresojnë që në një të ardhme jo te largët të fillojnë implementime të skemës për sigurime shëndetësore.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika