Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu-Osmani, është shprehur e kënaqur me ftesën e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, për festën e Ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Kënaqësi të marr pjesë në pritjen e Presidentit  Bajram Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Më tej, e para e shtetit të Kosovës e ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, “Gëzuar Shqipëri!”.

“Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka përfunduar urimin presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu Osmani.

Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit @BajramBegajAL për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gëzuar Shqipëri! 🇦🇱
Gëzuar shqiptarë kudo që jeni! 🥂 pic.twitter.com/zg1DVGjUxt

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 29, 2023