Gana konfirmon dy rastet e para me virusin vdekjeprurës Marburg

Dy pacientë vdiqën së fundmi në spitalin e rajonit jugor të Ashantit në Ganë si pasojë e infektimit me virusin vdekjeprurës Marburg. Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal

The Marburg virus

Gana ka konfirmuar dy rastet e para me virusin vdekjeprurës Marburg, një sëmundje shumë infektive në të njëjtën familje me virusin Ebola.

Dy pacientë vdiqën së fundmi në spital në rajonin jugor të Ashantit, raporton BBC.

Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal.

Zyrtarët shëndetësorë në vendin e Afrikës Perëndimore kanë raportuar se, gjithsej, 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Nuk ekziston ende asnjë trajtim për Marburg, por mjekët thonë se pirja e ujit në masë të madhe dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar.

Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes transmetimit të lëngjeve trupore.

Është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale. Simptoma të këtij virusi janë dhimbje koke, ethe, dhimbje muskulore, të vjella me gjak dhe gjakderdhje.

Zyrtarët po paralajmërojnë njerëzit që të qëndrojnë larg shpellave dhe të gatuajnë tërësisht të gjitha produktet e mishit përpara se t’i konsumojnë ato.

Në Afrikë, shpërthime të mëparshme dhe raste sporadike me Marburg janë raportuar në Angola, Kongo, Kenia, Afrikë Jugore dhe Ugandë, raporton OBSH.

Shpërthimi i parë i Marburgut ishte në Gjermani në vitin 1967, ku vdiqën shtatë persona.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika