Gina Lollobrigida, legjenda e kinemasë italiane, ka vdekur në moshën 95-vjeçare

Gina Lollobrigida, aktorja me famë botërore ka vdekur në moshën 95 vjeçare, ka thënë ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano por pa treguar detajet se kur dhe ku ka ndërruar jetë

Gina Lollobrigida në portretin publicitar për filmin e vitit 1954 "Woman Of Rome".

Gina Lollobrigida, aktorja italiane e filmit që u bë një nga simbolet e kinematografisë evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur. Ajo ishte 95 vjeçe.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, në rrjetet sociale duke mos dhënë detaje se ku dhe kur vdiq.

Lollobrigida ishte shfaqur në shumë filma evropianë. Filmin e parë në të cilin mori pjesë ishte në gjuhën angleze: drama “Beat the Devil” e John Huston më 1953 në të cilin luajti gruan dhe partneren në krim të Humphrey Bogart.

Ky film dhe vëmendja që tërhoqi në “Fanfan la Tulipe”, një komedi italiano-franceze e lansuar në të njëjtin vit në Shtetet e Bashkuara, ishin të mjaftueshëm për të vendosur aktoren në kopertinën e revistës “Time” në vitin 1954.

Gina Lollobrigida dhe Rock Hudson në “Come September” (1961).

Ajo vazhdoi me një film amerikan jo shumë të nivelit të lartë, duke nxjerrë në pah një epsh të shëndetshëm në një pjesë të vogël të filmave të profilit të lartë.

Luajti në “Trapeze”(1956) me Burt Lancaster dhe Tony Curtis; në “The Hunchback of Notre Dame” (1956) si Esmeralda, e dashura e bukur e Kuazimodos (rol të cilin e luante Anthony Quinn); “Solomon dhe Sheba” (1959), një epikë biblike me Yul Brynner; “Come September” (1961), një komedi romantike me Rock Hudson; dhe “Buona Sera, Mrs. Campbell”(1968), komedi për një nënë të pamartuar.

Gjatë gjithë karrierës së saj ajo vazhdoi të luante më shumë filma evropianë sesa amerikanë. Ajo luajti me njerëzit kryesorë të kontinentit, përfshirë Jean-Paul Belmondo, Marcello Mastroianni, Jean-Louis Trintignant dhe Yves Montand.

Filmi “La Donna Piu Bella del Mondo” (Gruaja më e bukur në botë) term që në Hollywood e përdorën për vetë aktoren Lollobrigida, i lansuar në Shtetet e Bashkuara si “Beautiful but Dangerous”, i solli aktores çmimin e parë të saj të madh në fushën e aktrimit: “David di Donatello” si ekuivalent italian i “Oscarit”.

Ajo fitoi edhe dy “Donatello” të tjerë për “Venere Imperial” (1962) ku luante përkrah aktores Silvana Mangano dhe për “Buona Sera, Mrs. Campbell”, ku luante me Monica Vitti.

Lollobrigida është konsideruar gjithmonë më shumë si simbol bukurie sesa si një aktore serioze të paktën nga shtypi amerikan  por ajo ishte nominuar për çmimin “BAFTA” si aktorja më e mirë në filmin “Pane, Amore e Fantasia” (1953).

Është nominuar për “Golden Globe” për filmin “Buona Sera, Mrs. Campbell” në vitin 1969 dhe për rolin në telenovelën “Falcon Crest” në vitin 1985.

Pas dy dekadash para kamerës, karrierën e dytë të saj e ka vazhduar si artiste dhe regjisore.

Ka botuar librin e saj të parë me fotografi “Italia Mia” në vitin 1973. “Besojeni ose jo, ajo shkrep fotografi të mira dhe jo veç pse janë në emër të saj”, ka shkruar Gene Thornton i “New York Times”.

Ajo ka shkruar, drejtuar dhe prodhuar “Ritratto di Fidel”, dokumentarin e bazuar në intervistën e saj ekskluzive me Fideo Castro, lideri komunist i Kubës, i cili ishte shfaqur më 1975 në festivalin e filmit në Berlin.

Ajo ishte gjithashtu skulptore, një vepër bronzi prej 38 ekspozitave ishte prezantuar, ndër të tjera, në “Pushkin Museum” në Moskë në vitin 2003.

Lollobrigidas i ishte dhënë çmimi “Legjioni Francez i Nderit” në vitin 1993 . Ajo garoi pa sukses për Parlamentin Evropian më 1999.

Liugina Lollobrigida u lind më 4 korrik 1927 në Subiaco të Italisë, në lindje të Romës. Ishte një nga katër vajzat e Giovanni Lollobrigidas, punues i mobilieve dhe Giuseppina (Mercuri) Lollobrigida.

Në adoleshencë studioi për art. Por, pasi ishte zbuluar nga regjisori i filmit Mario Costa, ajo kishte filluar të shfaqej në role të vogla në vitin 1946.

Ajo ishte yll në vitin 1949 duke u renditur e dyta në “La Sposa Non Puo Atendere” (Nusja nuk mund të presë”).

Vitin tjetër ajo u shfaq në “Miss Italia”, e frymëzuar në përvojën e saj jetësore. Kishe dalë e treta në konkursin e “Miss Italisë” në vitin 1947.

Pasi karriera e saj filmike ra në fillim të të ’70-ave, Lollobrigida u shfaq në televizion në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë episodet e “Falcon Crest” dhe filmin televiziv amerikan “Deceptions” (1985) në të cilin luajti dukeshën e emocionuar që argëtohet në Venecie.

Filmi i fundit në të cilin u paraqit ishte në “XXL” (1997), komedi franceze në të cilën luajti edhe Gerard Depardieu, rreth një familjeje hebraike në tregtinë e veshjeve.

U martua me Milko Skofic, fizikan i lindur në Jugosllavi, i cili u bë menaxher i saj më 1949. Çifti u nda në vitin 1966 dhe u divorcua në vitin 1971. Ajo ka lënë pas djalin Milkon e ri dhe nipin e saj.

Në vitin 2006 njoftoi për planet për t’u martuar me Javier Rigauy Rafols, një biznesmen spanjoll 45-vjeçar.

Por e anuloi dasmën në më pak se dy muaj më pas për shkak të, siç thuhet, vëmendjes së madhe të shtypit.

Lollobrigida kishte thyer kockën e kofshës në vjeshtën e vitit të kaluar kur u operua për ta riparuar atë në shtator. Kishte thënë se ishte në gjendje të ecte përsëri pas rastit.

Lollobrigida ishte shpesh e hapur në intervista. Në vitin 1969 ajo sugjeroi që gratë të shtireshin si budallaqe para burrave.

Ajo pohoi se nuk kishte sekrete bukurie dhe nuk bënte asnjë ushtrim tjetër përveç vallëzimit dhe nuk kishte kundërshtime për t’u parë si objekt seksi dhe për t’iu thënë se kishte një trup të bukur.

“Pse duhet të ofendohem?”, kishte thënë ajo në një intervistë të “New York Times” në vitin 1995. “Nuk është fyerje”.

Me kohën ajo ishte bërë filozofe.

“Suksesi është diçka që shkon lart e poshtë”, kishte thënë ajo në të njëjtën intervistë .

“Isha e uritur, isha e pasur, jeta ndryshoi prapë dhe tani nuk jam e pasur, por ende kam mendjen”.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Arti dhe kultura janë letërnjoftim nacional

Selman Jusufi, i cili ka studiuar Artin dramatik në Universitetin e Prishtinës, nga viti 1973 deri më 1985, ka qenë i angazhuar në Teatrin...

Më të lexuarat

Kush ishte Nysret Cena, 48-vjeçari që u vra në Kaçanik?

Personi që ka mbetur i vrarë në mbrëmjen e së hënës në Kaçanik mësohet se është Nysret Cena. Nysret Cena ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare...

Lajçak ‘befason” thotë se me Kurtin kanë rënë dakord që...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social se është në Kosovë, për të...

Mehmeti: Ivanoviqin e ka arrestuar policia e EULEX-it, gjë që...

Murat Mehmeti nga policia i cili thuhet se e ka arrestuar Oliver Ivanoviqin, ka qenë në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus në...

Të fundit nga rubrika