“Gjaku i Astrit Deharit nuk falet”, protestohet nesër para Prokurorisë Speciale në Prishtinë
“Gjaku i Astritit nuk falet”, ka shkruar avokati Tomë Gashi në Facebook, teksa ka lajmëruar se nesër do të mbahet protestë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë. “U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk donë ta shef të vërtetën!”, thuhet në njoftimin e Gashit. Sipas tij, arsyeja e kësaj proteste është “për […]
“Gjaku i Astritit nuk falet”, ka shkruar avokati Tomë Gashi në Facebook, teksa ka lajmëruar se nesër do të mbahet protestë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
“U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk donë ta shef të vërtetën!”, thuhet në njoftimin e Gashit.
Sipas tij, arsyeja e kësaj proteste është “për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.
“NESER PROTESTE ! Në ora 12.00 Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtine Sheshi Zahir Pajaziti në qendër të Prishtinës”, ka përfunduar Gashi.















