Libri “Gjarpri dhe zambaku” është një novelë autobiografike e autorit, që mund të lexohet si prozë poetike. Ai paraqet historinë e dashurisë së një piktori dhe pasionin e tij. Ky personazh vihet në sfidë mes dashurisë dhe pasionit obsesiv në njërën anë, dhe lirisë së tij në anën tjetër.

Libri është pjesë e kolanës “Effugium”, mbështetur nga programi “Evropa kreative”.

“Dalëngadalë ecën brenda shpirtit tim me krenarinë e trëndafilave, epshin e shermashekëve të mëdhenj dhe përkuljen e heshtur të manushaqeve të turpshme. Dhe një puthje e pafundme më rrëqeth, përhapet dhe fërgëllon në trupin tim. E ndiej – je Pranvera Ti, o e Zgjedhur, o e Bekuar, kurse unë jam toka, nëna e madhe dhe lapërdhare – që hap ijët dhe të pret.”

“Gjarpri dhe zambaku” është e vepra e parë e Nikos Kazanxaqis e vitit 1906, që është përkthyer mjeshtërisht nga Sokol Çunga në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dukagjini”.

Librin “Gjarpri dhe zambaku”, bashkë me “Dashuri dhe Pedagogji” (Miguel de Unamuno), “Secili me liqenin e vet” (Nenad Joldeski) dhe “Kape lepurin” (Lana Bastašić), përbëjnë kolanën “Effugium”, mbështetur nga programi “Evropa kreative”.

Këtë kolanë, bashkë me kolanat e tjera: Anima, Hermann Hesse, Klasikë, Magnum Opus, Botimet Lekë e të tjera, i gjeni në stendën e shtëpisë botuese “Dukagjini”,  në Panairin e 24-të të Librit në Prishtinë, deri më 9 qershor.